Lidhje

Presidenti Obama mbërrin në Seul, pasi përfundon vizitën në Kinë


Presidenti amerikan Barak Obama mbërriti në Korenë e Jugut pasi përfundoi vizitën e parë në Kinë.

Zoti Obama pritet të diskutojë mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut në Seul, ndalesa e fundit në turneun e tij në katër vende aziatike.

Ai e diskutoi çështjen bërthamore në Pekin, në takime me Presidentin kinez Hu Gjintao dhe kryeministrin Uen Gjiabao.

Të dyja palët deklaruan se duan marrëdhënie më të ngushta për çështje ekonomike, ndryshimet klimatike dhe shqetësime të tjera globale. Por as zoti Obama, as homologët e tij kinezë nuk deklaruan ndonjë plan konkret strategjik dhe folën në mënyrë të përgjithshme për përparimin e arritur.

Kryeministri Uen tha se vizita e Presidentit Obama kishte një rëndësi të madhe. //kk//

XS
SM
MD
LG