Një raport i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara nxjerr në
pah se qytetarët e Kosovës i shohin papunësinë dhe varfërinë si
faktorët kryesorë që rrezikojnë qëndrueshmërinë e vendit. Raporti
përfshin vlerësimet e rreth 1 mijë e 300 qytetarëve të Kosovës të cilët
kanë veçuar gjendjen e sistemit gjyqësor dhe shkallën e korrupsionit në
vend si një nga shqetësimet e tyre kryesore.