Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Fatmir Besimi, thotë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës do ta çojë më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve, të cilat tashmë kanë krijuar një traditë në këtë fushë. Zoti Besimi foli gjithashtu për çështje të tjera ekonomike në Maqedoni gjatë një interviste në studiot e Zërit të Amerikës në Uashington.