Lidhje

Koment i qeverisë amerikane, zgjedhjet në Kosovë -  të suksesshme


Populli i Kosovës votoi në zgjedhjet e para lokale që nga pavarësia e vendit në vitin 2008. 45 përqind e popullsisë me të drejtë vote në Kosovë morën pjesë në zgjedhje, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 2002.

Qeveria e Serbisë u kishte bërë thirrje serbëve të Kosovës të bojkotonin zgjedhjet. Por zyrtarët zgjedhorë të Kosovës thanë se pjesëmarrja e pakicave serbe në Kosovën qendrore ishte më e lartë seç pritej. Ambasadori amerikan në Kosovë Kristofer Dell e përshëndeti vendimin e serbëve për të marrë pjesë në votime.

“Ju e kuptuat drejt” tha zoti Dell “se zgjedhjet ju dhanë ju një mundësi unike për të krijuar të ardhmen tuaj dhe atë të komuniteteve tuaja. Shtetet e Bashkuara duan të vazhdojnë të punojnë me ju për të përmbushur premtimet e bëra në këto zgjedhje.”

Partitë politike dhe politikanët e Kosovës, tha ambasadori Dell, zhvilluan një fushatë frymëzuese dhe pa incidente të bazuar në çështjet e arsimit dhe shërbimet komunale që kanë rëndësi për votuesit e tyre.

“Fituesit” tha ai “kanë detyrimin të qeverisin me transparencë dhe të marrin vendime që avancojnë aspiratat e votuesve për të jetuar në një Kosovë demokratike, multi-etnike dhe të begatë.”

Shtetet e Bashkuara e përshëndesin qeverinë e Kosovës për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve. Ato përfaqësojnë një hap të rëndësishëm për Kosovën në ndërtimin e një shoqërie demokratike multi-etnike për të gjithë qytetarët e saj.

XS
SM
MD
LG