Lidhje

Maqedonia në pritje të zgjidhjes së problemit për emrin


Maqedonia është në pritje të zgjidhjes së problemit të emrit që e ka me Greqinë fqinje. Komisioni Evropian pret që çështja të zgjidhet deri para datës shtatë dhjetor, në mënyrë që Shkupit t'i mundësohet fillimi më i shpejtë i bisedimeve për antarësim në Bashkimin Evropian. Por, analistët dhe faktorët politikë në Maqedoni mendojnë se ky problem madhor është vështirë të zgjidhet brenda një kohe kaq të shkurtër. Të premten pritet të takohen kryeministrat e te dy vendeve për të diskutuar mbi problemin.

XS
SM
MD
LG