Lidhje

Moda e Zonjës së Parë tërheq vëmendje


Michelle Obama ka qenë në kopertinën e revistës Vogue dhe po ashtu është në faqen e parë të numrit të dhjetorit të revistës Glamour. Zonja O, një blog kushtuar modës së Zonjës së Parë është bërë kaq popullor sa ka frymëzuar edhe botimin e një libri. Protagonistja e këtyre dy projekteve thotë se në më shumë se 40 vjet nuk ka patur një zonjë të parë që të ketë tërhequr kaq shumë vëmendje për veshjen.

Jo të gjithëve u pëlqeu fustani që zonja e Parë, Michelle Obama veshi në ballon e inaugurimit. Por shumë nga kritikët e modës kanë shprehur entuziazëm rreth prirjes së saj për modën. Kjo vëmendje e medias i kujton Mary Tomerit një tjetër Zonjë të Parë.

Ndjehemi për Michelle Obamën siç jemi ndjerë për Zonjën e Parë Jackie Kennedy.

Kjo frymëzoi zonjën Tomer të fillonte blogun e saj, Zonja O. Kjo çoi në publikimin e librit të saj Mrs O: The Face of Fashion Democracy. Në blog gjen informacione çdo ditë për veshjet e Zonjës së Parë. Faqja ka 10 mijë vizitorë në ditë nga më shumë se 200 vende.

"Mendoj se ata janë të frymëzuar të shikojnë një grua të dhënë pas modës në këtë rol dhe platformë fantastike".

Sekretarja e shtypit për Zonjën e Parë thotë se nuk mund të komentojë për modën e zonjës Obama.

Por Zonja e Parë ka përdorur platformën e saj për të adresuar një numër çështjesh, që nga mbështetja për familjet e ushtarakëve e deri tek shëndeti i grave.

"Nuk mendoj se dikush do të çuditet të mësojë se një studim i fundit zbuloi se një në tre gra ka përdorur kursimet, ka marrë hua ose ka hequr dorë nga nevojat bazë për të paguar faturat mjekësore".

Zonja e parë ka folur edhe për fiskulturën e fëmiëve dhe kopshtet organike.

"Nuk kam takuar asnjë që është e interesuar vetëm për stilin e Michelle Obamës. Të gjithë janë të interesuar për arritjet e saj si nënë, si grua dhe profesioniste dhe tërhiqen nga aftësia e saj për ti bërë të gjitha këto me një sens fantastik të modës".

Ky sens i modës përfshin krijime si fustani dhe manteli i stilistes amerikane Isabel Toledo që Zonja e Parë veshi Ditën e Inaugurimit. Por ajo vesh gjithashtu edhe rroba më pak të shtrenjta. Veshja e saj në Londër ishte nga J Crew.

"Kur Michelle Obama vesh një triko të J Crew, sheh që ajo mbaron në dyqane. Gratë e zakonshme, për herë të parë kanë qasje ndaj të njëjtat veshjeve që ka Zonja e Parë dhe kjo krijon një lidhje shumë të fuqishme".

Zonja e parë nuk ka mbetur edhe pa kritikë. Disa thonë se veshja e trikos kur takoi Mbretëreshën Elizabet ishte e papërshtatshme. Dhe mëngët zhapone në dimër gjatë fjalimit të parë të Presidentit në Kongres ngjallën debate.

"Ajo veshi një fustan nga Narcisso Rodrigues. E dinte që ishte jashtë stinës. Mendoj se shumë grave iu pëlqen të kenë krahët e saj".

Ashtu siç shihet edhe në kopertinën e revistës Glamour, zonja e parë vlerësohet jo vetëm për ndjenjën e modës por edhe si mentore për gratë e reja, diçka që e ka praktikuar përpara se të bëhej avokate.//rd//


XS
SM
MD
LG