Lidhje

Amerikanët indigjenë dhe festa e Felenderimeve


Çdo vit, amerikanët mblidhen me familjet dhe miqtë e tyre javën e tretë të nëntorit për të festuar Ditën e Falënderimeve. Në këtë festë zakonisht gatuhet gjel deti, patate të ëmbëla, kungull, bukë misri, prevede thane dhe ëmbëlsirë me kungull. Darka e parë e Ditës së Falënderimeve në Amerikën Veriore mendohet se është festuar në vitin 1621, kur kolonizatorët evropianë u mblodhën për herë të parë me amerikanët indigjenë, për të shprehur falënderimet e tyre për korrjet e bollshme të vjeshtës. Shumë amerikanë mendojnë se Dita e Falënderimeve u krijua nga kolonizatorët e hershëm evropianë. Por edhe amerikanët indigjenë luajtën një rol të rëndësishëm.

Shefi i kuzhinës Richard Hetzler është ekspert i gatimeve të Amerikës Veriore.

Ai është pjesëtar i një ekipi që përgatitën menunë për restorantin që ndodhet në Muzeun e Amerikanëve Indigjenë në Washington. Ekipi u mor disa muaj me studimin e gatimeve të amerikanëve indigjenë në shekuj.

Në menunë e tyre përfshihen ushqime dhe gatime nga 5 rajone të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.

Ndaluam për të biseduar me shefin e njohur të kuzhinës të lidhur me rolin që kanë patur amerikanët indigjenë në festimet para Ditës së Falënderimeve.

"Mendoj se kryesorja ishte që këtë ditë të shpreheshin falënderimet. Ishte fundi i korrjeve të vitit, me të cilat njerëzit do të ushqeheshin gjatë gjithë vitit, sepse fill pas kësaj feste fillonte stina e dimrit..."


Sot Ditën e Falënderimeve, njerëzit mblidhen me të afërmit dhe me miqtë për një darkë tradicionale me mish gjel deti.

Por kjo festë e ka origjinën në fillim të shekullit të 17-të, kur kolonizatorët evropianë ndanë ushqimin e tyre dhe njëkohësisht falënderimet, me amerikanët indigjenë, pas korrjeve të bollshme të atij viti.

Megjithëse Dita e Falënderimeve nuk është festë kombëtare, shefi i kuzhinës Richard Hetzler thekson se amerikanët indigjenë u mësuan kolonizatorëve evropianë si ta ruajnë ushqimet, gjë që i ndihmoi ata të mbijetojnë në Amerikën Veriore. Shumë historianë besojnë se kolonët nuk do të kishin mundur të mbijetonin ato vite pa ndihmën e amerikanëve indogjenë.

"Unë mendoj lidhur me origjinën e Ditës së Falënderimeve, se ishin amerikanët indigjenë ata që organizuan këtë darkë të bollshme për të gjithë. Ata sollën në tryezë ushqimet që i kishin prodhuar vetë."


Shefi i kuzhinës thotë se në tryezën e darkës së parë të Thanksgiving-it një janë shtruar shumë nga ushqimet e amerikanëve indigjenë

Në restorantin e Muzeut, shefi i kuzhinës Hetzler, është përpjekur të përdorë ushqimet e amerikanëve indigjenë dhe i ka përshtatur ato në gatimin e ditëve tona.

"Receta origjinale e bukës së misrit që mundëm të gjejmë ishte tepër e ngjeshur. Kjo kuptohet sepse amerikantë indigjenë e merrnin bukën me vete kur lëvizinin nga njeri vend në tjetrin."


Hezler thotë se një nga gjërat më të rëndësishme që kolonizatorët evropianë mësuan nga amerikanët indigjenë ishte si t’i ruanin perimet dhe mishin, në mënyrë që ato të mund të rezistonin gjatë stinës së verës.

"Shumë nga këto perime thaheshin. Ato me sa duket priteshin dhe liheshin për t’u tharë në diell. Pastaj ato mund të përdoreshin në supë dhe në gjellë të tjera. Pra, amerikanët indigjenë dinin shumë mirë t’i ruanin ushqimet. Ata po ashtu përdornin mirë kripën për konservimin, tharajen dhe gatimin e ushqimeve."


Por miqësia mes kolonizatorëve evropianë dhe amerikanëve indigjenë nuk zgjati për një kohë shumë të gjatë. Siç dihet nga historia, kolonët evropianë i detyruan amerikantë indigjenë të largohen nga tokat e tyre. ..Dhe ata i humbën lidhjet me shumë nga gatimet e amerikanëve indigjenë, me përjashtim të Ditës së Falënderimeve. //ii

XS
SM
MD
LG