Sot është e premte por për shumë njerëz jo një ditë e zakonshme sepse e premtja që vjen menjëherë pas Ditës së Falenderimeve quhet e Premtja e Zezë. Është dita kur dyqanet e shitjeve me pakicë dalin me fitim dhe fitimi tradicionalisht pasqyrohet në librat e llogarive me bojë të zezë. Dhe ja se si funksionon: në këtë ditë, dyqanet përgjysmojnë çmimet që të tërheqin sa më shumë blerës. Gjithashtu kjo ditë është dita kur mjaft amerikanë nisin sezonin e blerjeve për Krishtlindje.
E ashtuquajtura e premtja e zezë, nis sezonin e blerjeve tradiocionale për Krishtlindjet në Shtetet e Bashkuara. Kjo ditë vjen gjithmonë pas festës së Ditës së Falenderimeve. Dyqanet hapen përpara lindjes së diellit, dhe ka ulje çmimesh të tejskajshme për çdo artikull. Ndërsa sezoni i Krishtlidjeve njihet si sezon dhuratash, në të premten e zezë gjërat mund të shkojnë edhe keq.Vitin e kaluar një turmë e madhe blerësish në një zonë periferike të Nju Jorkut mori përpara një punonjës të Wall-Mart-it, i cili vdiq. Këtë vit, mjaft dyqane kanë shtuar masat e sigurisë teksa ulin çmimet.
Profesori i ekonomisë Fred Joutz thotë se mënyra se si amerikanët e kalojnë fundjavën pas Ditës së Falenderimeve është një tregues se si konsumatorët ndjehen për të ardhmen.
Me një përqindje të papunësisë prej 10%, thotë Joutz, amerikanët po kursejnë më shumë e po shpenzojnë më pak.
"Të marrësh para nga bankat tani është e vështirë," thotë profesori.
Disa shitës i tërhoqën konsumatorët duke mbajtur hapur dyqanet për Ditën e Falenderimeve, kur ato janë tradicionalisht të mbyllura. Dyqane të tjera u hapën duke filluar nga mesnata ose herët në mëngjes.
Dhe blerësit rrinë në rradhë përpara dyerve për të qenë të parët që hyjnë në dyqan pra që të mund të përfitojnë uljet më të mëdha.
Paisjet elektronike si televizorët janë zakonisht artikujt e parë që shiten. Sandy Thomas thotë se kjo është bërë një traditë e përvitshme familjare.
Ekonomistët thonë se konsumatorët amerikanë vërtet shpenzojnë para në një ditë si kjo por tani ata po shpenzojnë më me kujdes. //mm//