Lidhje

Zvicër, gati referendumi për minaretë e xhamive


Votuesit zviceranë do të zhvillojnë nesër një referendum nëse duhet t’i kërkojnë kushtetutës së tyre që të ndalojë ndërtimin e minareve.

Partia Popullore e Zvicrës, një parti nacionaliste dhe partia ekstremiste e Bashkimit Federal Demokratik qendrojnë prapa propozimit të debatueshëm.

Mjaft nacionalistë thonë se nuk përbën problem ndërtimi i xhamive në Zvicër. Por ata thonë se kundërshtojnë minaretë nga ku udhëheqësit fetarë bëjnë lutjet drejtuar besimtarëve.

Kritikët thonë se minaretë shpesh paguhen nga ekstremistët dhe përdoren si simbole politike, çka përbën sipas tyre shkelje të kushtetutës zvicerane. Ata thonë gjithashtu se minaretë nuk janë detyrim sipas Islamit.

Mjaft myslimanë dhe jo myslimanë e shohin referendumin e Zvicrës si një kërcënim për lirinë e besimit. //ii

XS
SM
MD
LG