Lidhje

Televizori pengon zhvillimin e të folurit. Ginkgo Biloba, jo dhe aq e efektshme


http://astritlulushi.wordpress.com/

Televizori pengon zhvillimin e të folurit

Një studim i kryer nga shkencëtarë pranë universitetit të shtetit Nju Meksiko e lidh përdorimin e shpeshtë nga fëmijët të televizorit, video lojrave dhe telefonit celular me shtimin e disa faktorëve negativë të shëndetit të tyre, përfshi sjelljet e dhunëshme, mbipeshën dhe përdorimin e drogave. Ndërsa një studim mes foshnjeve dhe fëmijëve të vegjël tregon se duke parë televizor qoftë edhe një orë në ditë, kjo afekton mënyrën se si ata flasin, ngadalëson zhvillimin e tyre gjuhësor, ndërsa në marrëdhëniet prindër – fëmijë, televizori bëhet pengesë për komunikim.

Mesatarisht 6 orë në ditë, fëmijët amerikanë i kalojnë duke parë televizor, apo përpara video-lojrave dhe kompjuterit. Kjo është më shumë kohë sesa ata shpenzojnë në shkollë duke lexuar e shkruar.

Një studim botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë tregon se shtimi i kohës së fëmijëve para televizorit lidhet me shtimin e gjasave për mbipeshë trupore, pirje duhani, sjellje të pahijëshme dhe çrregullime në të ngrënë.

Televiziori mund t’i ndihmojë fëmijët. Nëpërmjet programeve edukative që shohin, ata marrin njohuri e mësojnë rreth shkencave. Edhe interneti është një mjet i vlefshëm për kërkime në fusha të ndryshme të dijeve. Por shkencëtarët paralajmërojnë se në këtë proces, fëmijët kanë nevojë edhe për kontrollin e prindërve a të rriturve.

Shumë fëmijë kanë në dhomën e gjumit televizorë, kompjutra e telefonë celularë. Ekspertët thonë se prindërit duhet të kujdesen që fëmijët t’i përdorin këto mjete jo më shumë se 2 orë në ditë, si dhe të diskutojnë me fëmijët e tyre rreth përmbajtjes së programeve televizive dhe lojrave video.

Ndërsa Akademia amerikane e pediatrëve këshillon që fëmijët nën moshën 2 vjeçare nuk duhet të shohin televizor. Televizori dëmton edhe komunikimin mes prindërve dhe fëmijëve.

Shkencëtarët morrën në shqyrtim 300 fëmijë nga mosha 2 deri 4 vjeç. Pranë tyre, u vendosën aparate për regjistrimin e fjalëve që fliteshin nga të rriturit pranë dhe përgjigjet a reagimet me zë që jepnin fëmijët. Rezultatet treguan se kur televizori ishte hapur, të rriturit thanë 770 fjalë më pak sesa kur televizori kishte qenë i mbyllur. E njëjta gjë ndodhte edhe me fëmijët. Gjithashtu këta fëmijë reaguan më pak, ose me përgjigje fare të shkurtëra ndaj pyetjeve të prindërve, ndërsa shihnin televizor. Shkencëtarët thonë se ky pakësimim në komunikim mund të shpjegojë arsyen përse fëmijët që shohin më shumë televizor mbeten mbrapa në të folur a zhvillim gjuhësor.

Ginkgo Biloba, jo dhe aq e efektshme

Bima mjekësore Ginkgo Biloba (GINKGO) mendohet se nxit fuqinë e trurit. Por një studim i ri tregon se kjo bimë mjekësore nuk ndikon fare në uljen e rrezikut të goditjeve në zemër e në tru, por duket se mund të ndihmojë kundër sëmundjeve vaskulare periferike. Studime paraprake mbi ginko bilobën kishin lënë të kuptohej se kjo bimë mund të luftonte sëmundjet e zemrës. Disa thonin se ginko biloba përmban ankioksidant, ndërsa të dhëna të tjera tregonin se GINKGO mund të pakësojë rrezikun nga koagulimi i gjakut.

Por sipas studimeve të reja nga Universiteti i Pitsburgut në Pensilvani, edhe marrja çdo ditë e gingko bilobës duket se nuk ndikon në rastet e sëmundjeve të zemrës.

Mjekët shqyrtuan më shumë se 3.000 njerëz mbi moshën 75 vjeç. Këta pacientë u ndanë në dy grupe; një grup për të marrë ginkgo biloba dhe grupi tjetër placebo, dy herë në ditë. Rezultatet treguan se mes dy grupeve nuk kishte dallime në rastet e sulmeve në zemër, tru, ose vdekje nga sëmundjet e zemrës.

Megjithatë, ngushtimi i enëve të gjakut në këmbë - gjendje e quajtur sëmundje vaskulare periferike ose PVD - ishte rreth dy herë më i shpeshtë në grupin e pacientëve që u trajtuan me placebo.

Sëmundja Vaskulare Periferike ose PVD mund të krijojë probleme të rënda për shëndetin. Personat e prekur prej saj, shpesh kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike e deri prerje gjymtyre për trajtimin e problemit.

Në Evropë, ginkgo biloba përdoret tani për të luftuar sëmundjet periferike vaskulare, por ekspertët thonë se më shumë studime janë të nevojshme për të konfirmuar efektet e kësaj bime mjekësore dhe për të përcaktuar dozën e përshtatëshme të saj.

http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG