Lidhje

Porti i Durrësit zgjerohet në kushtet e rënies ekonomike


Kriza ekonomike botërore u pasqyrua këtë vit në shumë sektorë të shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë. Drejtues të Portit të Durrësit pohojnë se eksporti i mineraleve pati një rënie të ndjeshme për shkak të rënies së tyre në bursa. Ndërkohë, vetë porti detar ka bërë disa investime themelore në rritjen e sigurisë së territorit, zgjerim të terminalit të konteinerëve, trageteve, udhëtareve dhe në thellimin e akuatoriumit.

XS
SM
MD
LG