Lidhje

Rumani: Presidenti Bësesku mund të qëndojë për një tjetër mandat


Presidenti i Rumanisë Trajan Bësescu po thotë se ka siguruar shumicë të vogël votash në balotazhin e djeshëm të zgjedhjeve presidenciale, por Partia rivale Socialdemokrate thotë se do ta kundërshtojë rezultatin.

Kur janë numëruar të gjitha votat, Zyra Qendrore e Zgjedhjeve tha se zoti Bësesku ka fituar 50,3 për qind të votave, ndërsa rivali i tij, ish-Ministri i Jashtëm Mircea Xhoana, ka fituar 49,7 për qind të votave. Të dy kandidatët u tha se kanë një diferencë prej vetëm 70 mijë votash.

Partia Social Demokrate e zotit Xhoana i lidh mashtrimet në votime me mbi 100 mijë vota të anuluara. Zyrtarë të Partisë po ashtu venë në pikëyetje ligjshmërinë e dhjetra mijëra votave të hedhura në qendra speciale votimi.

Vëzhguesit evropianë i vlerësuan në përgjithësi pozitivisht votimet. Por OSBE-ja tha se misioni i tij vëzhgues ishte i kufizuar dhe u bëri thirrje autoriteteve t’i analizojnë thëniet për mashtrime.//lk

XS
SM
MD
LG