Lidhje

SHBA, thirrje GJND të mbështesë pavarësinë e Kosovës


Shtetet e Bashkuara i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të mbështesë deklatarën e pavarësisë të Kosovës nga Serbia.

Avokati i qeverisë amerikane, Harold Koh tha sot përpara gjykatës në Hagë se deklarata e Kosovës në vitin 2008 ishte e justifikuar dhe se ajo ka sjellë qendrueshmëri në Ballkanin e trazuar nga luftrat.

Gjykata e OKB-së vazhdon debatet për të përcaktuar ligjshmërinë ose jo të deklaratës së pavarësisë, e cila kundërshtohet me forcë nga Beogradi dhe aleatja e tij tradicionale, Rusia. Serbia e ngriti çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara janë njëri prej 63 vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, së bashku me 22 vende të Bashkimit Europian.

Serbia thotë se nëse mbetet në fuqi, deklarata e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të krijonte një precedent të rrezikshëm dhe do të inkurajonte lëvizje separatiste edhe në vende të tjera.

Seancat dëgjimore pritet të përfundojnë të premten dhe do të përfshijnë edhe dëshmi nga ana e Serbisë. Gjykata pritet ta shpallë opinionin e saj pa fuqi ligjore vitin e ardhshëm. //ii

XS
SM
MD
LG