Lidhje

Nderohen Robert De Niro, Bruce Springsteen dhe Mel Brooks


Në qendrën kulturore Kennedi në Washington, u nderuan tre prej yjeve më të njohur të artit amerikan: Robert De Niro, Bruce Springsteen dhe Mel Brooks.

Artistëve u dha titulli i anëtarëve nderit të kësaj qendre të artit amerikan, cila mban emrin e presidentit Xhon Kenedi.

Të ftuar në ceremoninë e ndarjes së titujve të nderit ishin 300 vetë, mes tyre artistë dhe njerëz të shquar, të cilët ishin më parë të ftuar në një pritje në Shtëpinë e Bardhë.

Qendra Kenedi nderon çdo vit artisë për kontributin e tyre në kulturën amerikane, në kërcim, muzikë, teatër, opera kinematografi dhe televizion, Shfaqja do të transmetohet në televizionin CBS më 29 dhjetor. //ii

XS
SM
MD
LG