Lidhje

Shqipëri: Shënohet viktima e tretë nga virusi H1N1


Në Shqipëri autoritetet e Shëndetësisë konfirmuan sot dy raste të tjera vdekjesh të personave të prekur nga gripi A/H1N1 duke e çuar brenda një jave në tre numrin e viktimave.

Bëhet fjalë për një burrë 51 vjecar i cili ishte shtruar prej 5 ditësh në spitalin e Shkodrës në repartin e terapisë intensive me probleme polmonare. 51 vjecari sipas komunikimit zyrtar nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Rasti tjetër i përket një gruaje po nga Shkodra e cila ishte shtruar në sanatoriumin e Tiranës e sipas burimeve ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera. Sipas autoriteteve të shëndetësisë në vend që prej mesit të muajit tetor është vënë re një rritje e numrit të infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes dhe se aktualisht aktiviteti i qarkullimit të virusit është më i theksuari në 10 vitet e fundit gjatë së njëjtës periudhë kohore.

Aktualisht ne Shqiperi jane konfirmuar 310 raste me virusin A/H1N1. //mm//

XS
SM
MD
LG