Lidhje

Protesta ndaj vendeve në zhvillim për ndryshimet klimatike


Aktivistë të ambjentit u mblodhën në mbarë botën për të kërkuar angazhim të fuqishëm ndërkombëtar në konferencën për ndryshimet klimatike në Kopenhagë.

Dhjetra mijëra protestues marshuan sot në kryeqytetin danez. Demonstruesit mbanin pankarta dhe hodhën sllogan, disa të veshur si ari polar - specia që kërcënohet nga ngrohja globale.

Negociatorët ndërkombëtarë janë në ditën e gjashtë të bisedimeve që synojnë hartimin e një traktati global për uljen e gazeve që shkaktojnë efektin serë, ndërkohë që në kryeqytetin danez po mbërrijnë ministrat e mjedisit nga e gjithë bota.

Ministrat do të zhvillojnë për gati një javë bisedime intensive publike e private para se mbi 100 kryetarë shtetesh e qeverish të mblidhen në Kopenhagë në fund të javës së ardhshme.

Nëpër rrugë përjashta qendrës ku zhvillohet konferenca, policia dislokoi forca shtesë në formë gadishmërie, ndërsa mijëra protestues u mblodhën për një marshim për të kërkuar që udhëheqësit botërorë të veprojnë tani në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Nëpër rrugë shikoheshin pankarta si "Planeti nuk është për përfitime" ose "E ardhmja jonë në bixhoz" si dhe një glob prej plastiku.

Zotimet për të pakësuar nivelin e gazeve të dëmshëm janë shumë më të ulëta se sa nivelet e parashikuara nga shkencëtarët në mënyrë që temperaturat globale të mos arrijnë në nivele të mundshme katastrofike.

Një projet-marrëveshje u qarkullua dje në konferencën me 192 vende pjesëmarrëse, megjithëse në të nuk caktohen shifra specifike financiami apo shkurtime të gazeve të dëmshëm.

Projekt-marrëveshja lë hapur formën e saj përfundimtare; nëse ajo do të jetë një dokument ligjor apo një deklaratë politike.

Grupet e për mbrojtjen e mjedisit e mirëpritën tekstin si njëhap përpara, megjithëse shprehën pakënaqësi për mungesën e atyre që këto grupe I qujanë elementë të rëndësishëm.

Projekt-marrëveshja bën gjithashtu thirrje për fonde të reja gjatë 3 vjetëve të ardhshëm nga vendet e pasura për vendet e varfëra, që këto të fundit të ndjekin praktiva në mbrojtje të mjedisit, megjithatë nuk përmenden shifra e as propozime specifike për të ndihmuar vendet në zhvillim në afat të gjatë. Madje fondet janë aspekti më i vështirë i marrëveshjes.

Ndërsa marrëveshja qarkullohej dje, udhëheqësit e Bashkimit Evropian njoftuan në Bruksel, pas dy ditë bisedimesh të vështira, se do të angazhohen për t'u dhënë vendeve të varfëra 3,6 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2012. Shumica e fondeve do të jepen nga Britania, Franca dhe Gjermania.

Ende nuk dihet se sa fonde do të japin vendet më të pasura të botës, si Shtetet e Bashkuara dhe Japonia.

XS
SM
MD
LG