Lidhje

Papandreu parashtron një seri masash ekonomike


Kryeministri i Greqisë parashtroi një seri masash ekonomike sot me synimin për të stabilizuar tregjet dhe për të qetësuar partnerët e vendit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Jorgo Papandreu i merr këto masa në një kohë kur vendi ballafaqohet me borxhin prej 442 miliardë dollarësh dhe krizën më të rëndë financiare në historinë moderne të vendit.

Agjencia Fitch që publikon mbarëvajtjen ekonomike të vendeve të ndryshme e uli renditjen e Greqisë në kategorizimin për kreditim, dhe agjenci të tjera kanë kërcënuar se do të ndërmarrin masa të ngjashme.

Shqetësimet për gjendjen financiare të vendit kanë dëmtuar vlerën e aksioneve dhe bonove të thesarit të Greqisë.//ii

XS
SM
MD
LG