Lidhje

Irani: Tre alpinistët amerikanë të arrestuar do të nxirren në gjyq


Ministri i Jashtëm iranian thotë se tre alpinistët amerikanë të arrestuar në Iran pasi kaluan kufirin me Irakun, do të nxirren në gjyq.

Ministri Manuçer Motaki dha sot një konferencë shtypi në Teheran, por nuk tha se kur do të fillojë procesi gjyqësor. Ai tha se shtetasit amerikanë hynë në Iran me “qëllime të dyshimta”. Teherani i ka akuzuar ata për spiunazh.

Tre alpinistët amerikanë u ndaluan më 31 korrik nën akuzat se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Iran, siç duket pasi kishin gabuar rrugën, ndërsa po ngjiteshin nëpër malet e Irakut verior.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton ka thënë se nuk ekzistojnë fakte që të mbështesin akuzat e ngritura ndaj alpinistëve. Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve iraniane të tregojnë mëshirë dhe t’i lirojnë tre të rinjtë.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Iranin dhe janë përfshirë në polemika lidhur me programin bërthamor të këtij vendi. //ii

XS
SM
MD
LG