Lidhje

K.E. pritet t’i dorëzojë nesër Shqipërisë pyetësorin e antarësimit


Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian pritet t'i dorëzojë nesër Kryeministrit Sali Berisha pyetësorin mbi bazën e të cilit Komisioni Europian do të përgatise opinionin e tij mbi kërkesen e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Më 16 nëntor Këshilli i Ministrave të BE miratoi kërkesën e Shqipërisë, e cila ishte dorëzuar që në fund të muajit prill. Autoritetet shqiptare kanë deklaruar prej kohësh se ata kanë kryer të gjitha përgatitjet për të nisur menjëherë nga puna me pyetësorin.

Janë mbi 2 mijë pyetje të përfshira në dokumentin përmes të cilit autoriteteve shqiptare do t’i kërkohet shpjegim për ecurinë e vendit në të gjithë fushat dhe përputhshmërinë me kriteret e anëtarësimit.

Kjo fazë e procesit zgjat përgjithësisht deri në 18 muaj, por qeveria shqiptare ka deklaruar se shpreson ta përmbyllë dhe të marrë statusin e vendit kandidat brenda vitit të ardhshëm.

Ndër kriteret bazë të vlerësimit janë ato politike dhe përfaqësuesit e Brukselit e kanë bërë të qartë se klima aktuale politike në Shqipëri nuk i vjen në ndihmë këtij procesi të ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. //ii

XS
SM
MD
LG