Lidhje

Pjesa verilindore e SHBA përfshihet nga një stuhi e fuqishme dëbore


Një stuhi dëbore e vjeshtës së vonë, ka mbuluar me rreshje rekord dëbore një pjesë të mirë të rajoneve verilindore të Amerikës.

Sipas shërbimit kombëtar metereologjik amerikan, stuhia sot po lëviz drejt shteteve Nju Jork, Nju Hamshër, Mein, Vermont dhe Masaçusets me erëra që mund të arrijnë deri në 96 kilometra në orë dhe me rreshje debore deri në 40 centimetra.

Stuhia dje mbuloi kryeqytetin, Washingtonin, me rreshje rekord debore për muajin dhjetor. Në disa zonave përreth Washingtonit rreshjet e dëborës arritën në 60 centimetra. Sipas autoriteteve stuhia ka shkaktuar tre viktima dhe i ka bërë një pjesë të rrugëve të vështira ose të pamundura për t'u kaluar.

Aeroportet përreth Uashingtonit ishin dje të mbyllura dhe u rihapën sot në mëngjes. //mm//

XS
SM
MD
LG