Lidhje

KQZ shtyn vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve në tre komuna të Kosovës


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka shtyrë për një mbledhje tjetër shqyrtimin e propozimit të Komisionit të Ankesave për përsëritjen e votimeve në tri komuna të Kosovës.

Ky Komision kërkoi përsëritjen e votimeve në Prizren, Gjilan e Lipjan për shkak të parregullsive në raundin e dytë të zgjedhjeve, më 13 dhjetor.

Pjesa më e madhe e ankesave janë paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, drejtuesit e së cilës thanë se vendimi për përsëritjen e votimeve konfirmon realitetin që ka ndodhur në raundin e dytë të zgjedhjeve. Ndërkaq drejtuesit e Partisë Demokratike thanë se kjo parti është dakord me propozimin e Komisionit të Ankesave.

Votimet e reja në këto komuna mund të priten nga fundi i muajit janar. Kjo është hera e parë që në Kosovë kërkohet zyrtarisht përsëritja e votimeve për shkak ta parregullsive. Deri tani ka pasur raste të anulimit të votimeve po jo përsëritje të tyre. //rd//

XS
SM
MD
LG