Në faqet kompjuterike të opozitës iraniane thuhet se mijëra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e klerikut disident Ajatollahu i Madh Hosein Ali Montazeri, duke e shndërruar atë në një protestë kundër qeverisë.
Sipas njoftimeve, shumë njerëz nga turma hidhnin parrulla kundër qeverisë dhe mbanin simbolet e gjelbra të lëvizjes së opozitës iraniane gjatë funeralit që u zhvillua sot në qytetin e shenjtë Kom. Ata thanë se policia ishte e pranishme kudo dhe forcat e saj patën përleshje sporadike me disa protestues që hidhnin gurë.
Forcat pro-qeveritare gjithashtu grisën parrullat e që mbanin
protestuesit. Nuk ka patur ndonjë pohim të pavarur lidhur me numrin e saktë të
pjesmarrësve të ceremoni. Media e huaj u ndalua ta ndiqte funeralin. Ajatollahu
Montazeri u varros në xhaminë e Komit, ku ai vdiq të shtunën në moshën 87
vjeçare. Reformistët iranianë e konsideronin klerikun si udhëheqësin shpirtëror
të lëvizjes së tyre. Në fillim të vitit, ai i dënoi masat shtypëse qeveritare
ndaj protestuesve kundër rizgjedhjes së debatueshme të Presidentit Mahmud
Ahmadinexhad.