Parlamenti miratoi sot koalicionin e ri centrist të Rumanisë, duke i dhënë fund një krize politike tre mujore me premtimin për të nxjerrë nga kriza vendin.
Kryeministri Emil Bok, duke folur pas votimit të sotëm, tha se përparësia e tij do të jetë që të miratojë buxhetin deri në mes të janarit, duke e zbritur defiçitin në më pak se 6 për qind të prodhimit të përgjithshëm bruto për vitin 2010. Defiçiti ishte 7.3 për qind në nëntë muajt e parë të këtij viti.
Qeveria e re e zotit Bok është krijuar nga partia e tij Demokrate-Liberale, në koalicion me një parti të pakicës hungareze dhe aleatë të pavarur. Koalicioni me një shumicë shumë të ngushtë, ka një mandat tre vjeçar nëse mund ta çojë atë deri në fund.
Votimi u bë ndërsa Rumania nderonte viktimat e revoltës anti-komuniste të dhjetorit 1989 që përmbysi diktatorin Nikollai Çaushesku. //iç//