Lidhje

Talebanët publikojnë videon e një ushtari amerikan të kapur rob


Talibani ka nxjerrë një video me pretendimin se ajo paraqet një ushtar amerikan të kapur në Afganistan 6 muaj më parë.

Në videon e publikuar lëshuar sot, paraqitet një ushtar me helmetë, me uniformë amerikane dhe syze dielli, që prezantohet si 23 vjeçari, Bowe Bergdahl.

Ai bën një paralajmërim se Afganistani do të shndërrohet në një Vietnam të dytë, nëse populli amerikan nuk ngrihet për të ndaluar këtë luftë pa kuptim. Bergdahl thotë se është duke u trajtuar si "qënie njerëzore dhe me dinjitet".

Mesazhi në video përmban kërkesën e një zëdhënësi taliban për shkëmbim robërish. Nuk është e qartë kur është bërë xhirimi, por IntelCenter, një grup monitorues i terrorizmit me qendër në Shtetet e Bashkuara, thotë se nga analizat fillestare duket se personi në video është Bergdahli.

Një zëdhënës i NATO-s e dënoi videon si një akt të tmershëm "të shfrytëzimit të një ushtari të ri, i cili është detyruar të lexojë një deklaratë të përgatitur" nga të tjerët. //mm//



XS
SM
MD
LG