Lidhje

Publikohet raporti i të drejtave njerëzore për vitin 2009 në Shqipëri


Organizatat joqeveritare që mbrojnë të drejtat e njeriut në Shqipëri publikuan për herë të parë sot në Tiranë një raport vjetor për gjendjen e të drejtave njerëzore gjatë vitit 2009.
Përfaqësuesit e këtyre organizatave pohuan se hartimi i një raporti të tillë të integruar nga veprimtarët shqiptare për të drejtat njerëzore u bë i domosdoshëm, për shkak se shumë raporte të tjera ndërkombëtare në këtë fushë përdorin ose citojnë shoqatat vendase në mënyre të pasaktë ose të paplotë.

XS
SM
MD
LG