Lidhje

Rrezik përmbytjesh në Shkodër dhe Lezhë


Rreshjet e shumta të ditëve të fundit, që përfshinë gjithë zonën verilindore të Shqipërisë, kanë rritur nivelin e ujit në ujëmbledhësit e tre hidrocentraleve të Kaskadës së Drinit, duke detyruar hapjen e portave të shkarkimit, për të mbrojtur digat nga dëmtimet. Kjo situatë ka rrezikuar përmbytje në zonat fushore të Shkodrës dhe Lezhës, ndaj qeveria shqiptare ka vënë në gatishmëri strukturat e emergjencave civile. Korrespondenti Pëllumb Sulo ishte sot në zonat e rrezikuara, ku përgatiti kronikën.

XS
SM
MD
LG