Lidhje

I ngarkuari për gjetjen e Mlladiçit jep dorëheqjen



Një zyrtar serb i ngarkuar me detyrën për gjetjen e të dyshuarve për krime lufte ka dhënë dorëheqje, si rezultat i dështimit për të arrestuar të dyshuarin për krime lufte Ratko Mladiç brenda vitit 2009.

Rasim Ljajiç njoftoi dorëheqjen e tij sot përmes një letre dhënë kryeministrit serb Mirko Cvetkoviç.

Në letër ai thekson se nuk kishte arritur ta dërgonte ish gjeneralin serb të Bosnjes Ratko Mladiç para Gjykatës së OKB-s për krime lufte në Hagë brenda 31 dhjetorit.

Gjykata e Hagës e ka akuzuar Mladiçin për gjenocid dhe përfshirjen e tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, në të cilën u vranë rreth 8 mijë burra myslimanë nga Bosnia.

Mladiç ka qenë në arrati për 14 vite dhe besohet se ai fshihet në Serbi.

XS
SM
MD
LG