Lidhje

Vdes në Shtetet e Bashkuara rapsodi i njohur Sali Mani


Më 29 dhjetor vdiq nga një sëmundje e rëndë rapsodi i njohur Sali Mani. Ai ishte 65 vjeç.

Sali Mani ishte autori dhe interpretuesi me çifteli i këngëve popullore, ai i këndoi për disa dekada Malësisë, bukurive mahnitëse të kësaj krahine, patriotizmit të shqiptarëve dhe lirisë së Kosovës.

Sali Mani e filloi aktivitetin artistik në vendlindjen e tij, Reç, pastaj e vazhdoi atë në Kelmend, Dukagjin dhe Koplik, ku u bë i njohur si artist i merituar. Ai mori pjesë në shumë aktivitete artistike lokale dhe kombëtare, duke e përfaqësar me dinjitet folklorin e krahinës së Malësisë.

Pas rënies së komunizimit në Shqipëri, në vitet ’90, Sali Mani emigroi me familjen: gruan, vajzën dhe dy djemtë, në Shtetet e Bashkuara. Edhe gjatë viteve që jetoi në emigracion ai mbeti një njeri shumë aktiv dhe patriot, që ja kushtoi artin e tij komunitetit të shqiptarëve të Michiganit.

XS
SM
MD
LG