Lidhje

Finlandë: Vazhdojnë hetimet për personin që vrau 5 njerëz


Policia në Finlandë thotë se personi i armatosur që vrau pesë persona dje, para se të vriste veten, mesa duket i kishte zgjedhur viktimat.

Ibrahim Shkupolli, një shqiptar nga Kosova vrau katër persona në një qendër tregtare në qytetin Espo. Ai vrau gjithashtu ish-të dashurën e tij në apartamentin e saj në të njëjtin qytet. Pastaj ai vrau veten në apartamentin e tij.

Kreu i hetimeve të Zyrës Kombëtare të Hetimit u tha sot gazetarëve se Shkupolli nuk duket se kishte hapur zjarr ndaj njerëzve të rastësishëm. Të pesë viktimat ishin punësuar në të njëjtin dyqan ushqimesh në Prisma në qendrën Sello të qytetit. Nuk është e qartë nëse Shkupolli i njihte tre burrat dhe gruan që qëlloi në qendrën tregtare.

Policia thotë se ish e dashura e tij, një finlandeze, kishte siguruar një urdhër nga gjykata që ai të mos t'i afrohej pasi mesa duket ai e kishte kërcënuar. //mm//


XS
SM
MD
LG