Lidhje

Presidenti afgan i pakënaqur me votimin e parlametit për qeverinë e re


Një zëdhënës i presidentit afgan Hamid Karzai tha se ai nuk është i kënaqur me refuzimin nga parlamenti të 70 përqind të kandidatëve të kabinetin e ri.

Vahid Omar tha sot në një konferencë shtypi se ndërsa vendimi i deputetëve nuk është një situatë e këndshme për qeverinë, presidenti Karzai vlerëson kushtetutën dhe do të çojë për miratim kandidatura të reja.

Deputetët afganë kundërshtuan dje 17 nga 24 kandidatët. Kritikët thanë se ata ishin të pakualifikuar, të korruptuar dhe të lidhur me udhëheqësit fisnorë.

Kai Eide, kreu i misionit të OKB-së në Afganistan shprehu habi ndaj kundërshtimeve dhe e quajti këtë një sprapsje politike që do të vonojë krijimin e një qeverie funksionale.

Kandidaturat e zotit Karzai shihen si një tregues i rëndësishëm nëse ai është i sinqertë për reformimin e qeverisë së korruptuar. //mm//


XS
SM
MD
LG