Lidhje

Dubai inauguron ndërtesën më të lartë në botë


Dubai inauguroi sot ndërtesën më të lartë në botë, më pak se një muaj pasi mori një hua prej miliarda dollarësh nga vendi i tij fqinj, Abu Dabi. Ceremonia e sotme synonte të tërhiqte vëmendjen e botës nga borxhi i madh që ka ky emirat i Gjirit Persik.

Kulla gjigande Bur Dubai, që do të thotë Kulla e Dubait, filloi të ndërtohej që në vitin 2004. Thuhet se kulla 200 katëshe, 828 metra e lartë, ka kushtuar 1,5 miliardë dollarë.

Kulla e Dubait ja kalon ndjeshëm kullës tjetër që mbante rekordin e lartësisë, asaj Taipei 101 të Taivanit, 508 metra e lartë. Udhëheqësit e Dubait shpresojnë që gradaçieli prej metali dhe xhami do të ndihmojë në kthimin e besimit të investitorëve, që është lëkundur, për shkak të borxhit të madh si pasojë e krizës në tregun e pasurive të patundshme në fund të vitit 2008.

Kompania shtetërore Dubai World shkaktoi krizë në tregun e aksioneve në nëntor, pasi bëri të njohur se nuk e paguante dot borxhin prej 60 miliardë dollarësh. Vendi fqinj, Abu Dabi, i dha menjëherë Dubait një hua prej 10 miliardë dollarësh, për ta ndihmuar kompaninë të paguajë një pjesë të borxhit. //ii

XS
SM
MD
LG