Lidhje

Amerikanët reagojnë ndaj masave të reja në aeroporte


Të gjithë pasagjerët e udhëtimeve ajrore në Shtetet e Bashkuara ndeshin tani masa të reja kontrolli. Zëri i Amerikës bisedoi me disa pasagjerë, të cilët ishin ndër të parët që u nënshtrohen masave të reja. Disa thanë se kishin kaluar kontrolle të hollësishme në Paris, por ndalesa më të shkurtra në Aeroportin e Dallasit, pranë Uashingtonit.

“Kur po zbrisnim, gjysmë orë përpara na kërkuan të mos hapnim çantat, të mos mbulonim këmbët me asgjë, as xhaketa asgjë tjetër. Por të tjerat ecën normalisht, " thotë Fuad Abixhaber, pasagjer.

“Në terminalin e linjës Air Francë na kontrolluan çdo çantë. Na kontrolluan xhepat. Na thanë të hiqnim xhaketat dhe na bënë kontroll me dorë,” Rej Gros.

Manxhushri Badlani thotë se u vonua 2 orë kur po nisej nga Parisi, por shton se kontrolli në doganën e aeroportit Dallas zgjati vetëm 7 minuta:

“Nuk na kontrolluan valixhet. Na çuan tek kontrolli bujqësor, ku na pyetëm nëse kishim artikuj ushqimorë me vete. Pastaj kaluam.”

Udhëtarët që dhanë komente për Zërin e Amerikës u shprehën pro masave të reja:

“Çdo gjë që bëjnë për të shtuar sigurinë është pozitive,” thotë Rej Gros.

“Duke pasur parasysh incidentin e fundit, masat janë në interesin tonë. Por mund ta kishin filluar kontrollin shumë më shpejt në Paris,” thotë Manxhushri.

Udhëtarët që ndeshen me masa më të rrepta kontrolli janë me origjinë ose kanë kaluar gjatë udhëtimit përmes 14 vendeve që Departamenti i Shtetit i konsideron si përkrahës të terrorizmit, ose vende që kërkojnë vëmendje më të madhe. //ad//

XS
SM
MD
LG