Lidhje

Sateliti SvalSat përcjell dëshmi nga pasojat e ngrohjes globale


Të dhënat e s atelitit më të madh të Evropës veriore, SvalSat, për akujt e Polit të Veriut, një studim i NASA-s për shtresën akullnajore të Groenlandës dhe liqenet e shumta të krijuara në Himalaja, dëshmojnë për ndryshimet klimatike në drejtim të ngrohjes globale.

Rreth një mijë kilometra larg nga Poli i Veriut është vendosur sateliti më i madh i Evropës veriore, SvalSat, tek i cili mbështeten për të dhëna shumica e agjencive ndërkombëtare të hapësirës. Pozicionimi i satelitit në këtë pikë veriore të globit i jep Sval Sat-it avantazhin për të jetë i vetmi satelit komercial me bazë në tokë, i aftë për të mbajtur kontakt të plotë me satelitët në ndodhen në orbitë rreth polit.

Një prej këtyre satelitëve është Envisat, që transmeton informacion për fenomenet e natyrës si B. 15, aisbergu gjigand që u shkëput nga masivi akullnajor i Antarktidës në fillim të vitit 2000. B.15, që është zhvendosur tashmë rreth një mijë kilometra, i ka bërë shumë njerëz të besojnë se ka qënë rezultat i ngrohjes globale.

Një fenomen me përmasa të tilla vë në pah nevojën për një përgjigje më urgjente ndaj pëshkallëzimit të këtij problemi.

****

Në vitin 2001, një studim satelitor i NASA-s arriti në përfundimin se shtresa akullnajore e Groenlandës po hollohej nga një metër çdo vit. Por kohët e fundit, ndërkohë që kushtet e motit kanë qënë që këqia në shumë zona të globit, një studim i ri ka regjistruar hollimin e kësaj shtrese 10 metra në vit dhe në disa zona edhe një metër në muaj.

Në qoftë se çlirimi i gazit karbonik, CO2, dhe ngrohja globale vazhdojnë me ritmin e tanishëm, ka shumë mundësi që shtresa masive akullnajore e Groenlandës të zhduket brenda mijëvjeçarit të ardhëshëm, fenomen që do të sillte ngritjen rreth shtatë metra të nivelit të oqeaneve e që do të bëhej kërcënim me pasoja katastrofike për vendet e ulta.

Studime si ky tregojnë se sa e dëmshme është ngrohja globale për planetin tonë, që ka të ngjarë të përkeqësohet nëse shoqëritë njerëzore nuk ndryshojnë stilin aktual të jetesës.

****

Banorët e Nepalit po ndjejnë drejtpërdrejt pasojat e ndryshimeve klimatike. Në lartësitë e Himalajave, shkrirja e akujve po bëhet kërcënim jo vetëm për ata që jetojnë në lugina, por edhe për burimet e ujit të pishëm për dhjetra miliona banorë.

Të njohura si “çatia” e botës, akujt e Himalajave janë burim uji për dy miliardë njerëz. Këto male janë katër mijë metra të lartë, por ato nuk kanë shumë dëborë. Ndërsa dimri është duke u bërë më i grohtë, rezervat e ujit po paksohen dhe nëse ritmi i tanishëm vazhdon, për këtë fshat do të ketë ujë vetëm për 30 vjet.

Shkrirja e akujve dhe dëborës së Himalajave po krijon liqene glacialë në lartësitë e maleve që janë në rritje e që po bëhen tejet të rezikshëm nga madhësia e tyre. Deri tani, 20 liqene konsiderohen të jenë tepër të rrezikshëm, pasi rrezikojnë të thyejnë digat e tyre natyrale dhe të përmbytin fshatërat nën to.

Por me shkrirjen e borës dhe akujve të Himalajave me një ritëm më të shpejtë se asnjëherë më parë, përmbytjet mbeten vetëm çështje kohe. //ad//

XS
SM
MD
LG