Lidhje

Teknologjitë e reja të riciklimit të materialeve


Ndërkohë që bota ndërgjegjësohet gjithnjë e më shumë për dobinë e riciklimit, po zhvillohen edhe teknologji gjithnjë e më efikase për të përpunuar grumbullimet e mbetjeve, duke prodhuar materiale të përdorëshme që nga kuzhinat tek shtrimi i rrugëve. Në Britaninë e Madhe, për shembull, janë gjetur mënyra për të përpunuar mbetje nga më të ndryshmet, prej kutive të kosit e kupave të kafesë deri tek anijet e mëdha të lundrimit detar. Në serinë e përjavëshme “Prirjet e Gjelbra”, kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollësi pikërisht për përpunimin e mbetjeve në Britaninë e Madhe.

Në Britaninë e Madhe rreth tre milione frigoriferë shtëpiakë janë grumbulluar për t’u ricikluar në një objekt të ngritur posaçërisht për këtë qëllim në zonën verilindore të Anglisë.

Uzina ndodhet në Grantham, Lincolnshire, dhe është projektuar për të ndarë pjesët e frigoriferëve dhe për të përpunuar plastikën dhe metalet në materiale për shitje. Para se të çmontohen, frigoriferëve u hiqen gazet e dëmshme që ata përmbajnë.

Gazet e dëmshme për atmosferën shkarkohen në katalizator për t’u shndërruar në solucion kripe, duke amortizuar kështu karakteristikat e tyre të dëmshme. Më tej, frigoriferët çmontohen dhe plastika e metalet përpunonen në materiale të ripërdorëshme.

Si rezultat i teknologjisë së saj të veçantë, uzina ka tërhequr vemendjen edhe jashtë vendit për riciklimin e hedhurinave elektroshtëpijake.

****

Një çift britanik ka krijuar një linjë më vete për prodhimn e materialeve të ndërtimit të kuzhinave, duke përdorur kuti të ricikluara plastike të kosit. Kutitë e grira hidhen në një formë për t’u presuar me nxjehje nën një peshë prej 80 tonësh në fletë plastike.

Sipërfaqja e këtyre fletëve të përftuara nga materiali i ricikluar është i lëmuar, materiali i ri është i fortë dhe mund të mbërthehet e ngjitet si gjithë materialet e tjera që përdoren për modelimin e kuzhinave, por me një kosto shumë më të ulët.

Ky çift ka krijuar edhe një material nga kupat e kafesë për banakët e kuzhinave si dhe ka shfrytëzuar kapakët plastikë të telefonëve celularë për të prodhuar pllaka të forta për prerje.

Këto lëndë ndërtimi, të prodhuara nga meteriale të ricikluara, kanë ngjallur interes në gjithë botën në valën e përpjekjeve për procese ekologjikisht miqësore.

****

Ky objekt i teknologjisë më të fundit të riciklimit mund të përpunojë deri në 2500 ton materiale në javë.

Uzina merr mbetjet e ndërtimeve që më parë groposeshin në fushat e përdorura për këtë qëllim, i ndan dhe e pastorn ato, e më pas i përpunon në materiale që përdoren për projekte ndërtimi.

Uzina u ndrit me një grant të madh nga programi britanik i mbetjeve dhe burimeve, qëllimi i të cilit është pakësimi i lëndëve të groposura dhe prodhimi i materialeve të ricikluara për projekte të reja, si në këtë rast ku mbetjet përdoren për ndërtimin e rrugëve të reja..

Me objkte të tilla moderne, vendosen standarde të tjera për pakësimin, ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve të ndryshme materiale për të zvogëluar ndikimin e fushave të grumbullimit të hedhurinave.

****

Madje, politikanët, grupet e mjedisit dhe udhëheqësit e sindikatave në Britani janë bashkuar në përpjekjet që anijet e vendit të riciklohen brenda Bashkimit Evropian dhe jo në vende të botës së tretë. Në fund të afatit të amortizimt, anijet shiten për metalin e tyre të vlefshëm. Megjithatë, shumë anije të vjetra përmbajnë materiale të dëmshme, si plumbi, asbesti e të tjera.

Gjatë procesit të parregulluar të demontimit, këto materiale toksike përfundojnë në ujrat përqark dhe në organizmin e punëtorëve, duke sjellë pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve dhe për mjedisin.

Parqet e mbeturinave të anijeve si ky, gjenden gjatë brigjeve të shumë vendeve të botës së tretë, ku në kushte të pasigurta punojnë edhe fëmijë adoleshentë.

Grupet e mjedisit i kanë bërë thirrje qeverisë që ndërtojë uzina për riciklimin e anijeve në Britaninë e Madhe, për t’i dhënë fund praktikave të rrezikshme të çmontimit të anijeve. //iç//

XS
SM
MD
LG