Në përpjekjet e saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Maqedonia po punon edhe për decentralizimin e pushtetit vendor. Ky proces i filluar para katër vjetësh dhe që synon reformimin e administratës publike shihet si mjaft i rëndësishëm për ndërtimin e standarteve evropiane. Për të folur për sfidat e këtij reformimi Zëri i Amerikës intervistoi Ministrin për vetqeverisje lokale në qeverinë e Maqedonisë, Musa Xhaferi.