Lidhje

Prioritetet e presidentit amerikan Barak Obama gjatë vitit 2010


Shqetësimet për sigurinë kombëtare tani janë në qendër të vëmendjes së presidentit ndërkohë që mundohet të hedh poshtë kritikët që thonë se administrata e tij ishte e ngadalëshme për të reaguar ndaj sulmit të dështuar terrorist ndaj aeroplanit të udhëtarëve që po ulej në Detroit.

“Jam më pak i interesuar se kush e ka fajin sesa në ndreqjen e këtyre gabimeve për të na bërë ne më të sigurtë. Unë marr përsipër fajin. Si president kam një përgjegjësi solemne për të mbrojtur vendin tonë dhe popullin. Dhe kur ai sistem dështon, është përgjegjësia ime.”

Republikanët dhe madje disa demokratë ishin kritikë reth asaj që ata besojnë se ishte një reagim i ngadaltë dhe jo i barazpeshuar i administratës ndaj sulmit të deshtuar terrorist. Senatori republikan Jon Kyl nga Arizona i tha kanalit televiziv Fox News se presidenti duhet të bëjë më shumë për të treguar angazhimin e tij në luftën kundër terrorizmit.

“Kur presidenti thotë që jemi në luftë, ajo që duhet të bëjë është ta mbështesë thënien e tij me një sens urgjence dhe të instruktojë ata që punojnë për të se duhet ta trajtojnë situatën sikurse të ishte luftë, përfshi grumbullimin e tërë informacioneve të mundëshme.”

Gjatë pjesës më të madhe të vitit të parë të presidentit, fokusi ishte në çështjet e brendëshme, ekonomia, bankat, auto-industria dhe refroma në kujdesin shëndtësor. Republikanët ishin të bashkuar kundër agjendës së brendëshme të presidentit, megjithëse shumë prej tyre mbështetën vendimin e presidentit Obama për të dërguar 30 mijë trupa shtesë në Afganistan.

Por rishfaqja e terrorizmit dhe çështjeve të sigurisë e ballafaqon presidentin me një numër sfidash politike këtë vit, thotë eksperti me Universitetin e Virxhinias, Larry Sabato.

"Gjatë gjithë kohëve moderne republikantë janë parë më të rreptë në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Demokratët janë parë si të dobët në mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare. Ndoshta nxitohem kur them se këto imazhe disa herë janë të vërteta dhe disa herë jo, por ato janë ngulitur që nga Lufta e Vietnamit.”

Ridalja në skenë e sigurisë vjen ndërkohë që Kongresi përgatitet për të filluar raundin përfundimtar të negociatave për refromën e kujdesit shëndetësor, që është prioriteti kryesor i presidentit në politikat e brendëshme.

Demokratët duan miratimin e një ligji për kujdesin shëndetësor brenda disa javësh. Por ekspertët politkë janë të ndarë nëse demokratët mund të përfitojnë nga miratimi i ligjit për kujdesin shëndetësor gjatë zgjedhjeve kongresionale të pjeshme në muajin nentor. Matt Dallek është historian politik me Qendren për Politka Dypartiake në Uashington.

“Mendoj se politikisht e ndihmon atë shumë. Por mund të mos i shohë frytet politike gjatë zgjedhjeve të nentorit. Por në vitin 2012 është e mundur dhe kryesisht po të flasim për trashëgiminë e tij historike.”

Por ekspertë të tjerë politikë nuk janë të sigurtë. Tom DeFrank është shef i byrosë së Uashingtonit për gazetën New York Daily News. Ai thotë se debati mbi kujdesin shëndetësor ka bashkuar konservatorët në mbarë vendit kundër kostos së tij, çfarë mund të ndihmojë republikanët në zgjedhjet e nëntorit.

“Parashikimet kanë qënë se ata nuk do të jenë në gjendje të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve apo Senatit nga demokratët. Kjo ndoshta edhe do të ndodhë, por është një frymë kundër Uashingtonit, ndoshta jo krejt kundër Obamës, por është një frymë e tillë.”

Analisti Larry Sabato thotë se do të jetë gjendja ekonomike e vendit dhe papunësia që do të përcaktojnë fatin politik të presidentit këtë vit dhe shanset e republikanëve për të fituar vende në Kongres.

“Ajo çfarë ndodh në luftën kundër terrorizmit dhe patjetër papunësia dhe ekonomia do të ndikojnë tek popullariteti i Obamës. Pra, sa do të ulet papunësia deri në zgjedhjet e nëntorit.?”

Presidentët e rinj historikisht humbasin vende në Kongres në zgjedhjet e para të pjesshme. Por perspektiva që republikanët të marrin kontrollin e apo thjeshtë të ngushtojnë dominimin demokrat në Kongres do të komplikonte seriozisht mundësinë e presidentit për të miratuar legjislacione ndërkohë që vjen koha për rizgjedhjen e presidentit në fushatën elektorale të vitit 2012. //kh//

XS
SM
MD
LG