Lidhje

Siria proteston ndaj masave amerikane për siguri në aeroporte


Siria ka thirrur diplomatin kryesor amerikan në Damask për të protestuar kundër rregullave të reja të sigurisë amerikane, që përfshinë kontrollin e detyrueshëm të udhëtarëve nga 14 vende përfshirë Sirinë. Agjencia shtetërore siriane SANA njofton se ministri i Jashtëm sirian thirri sot diplomatin amerikan Chuck Hunter për t'i dorëzuar një notë proteste kundër masave që Siria i cilëson si jo miqësore dhe me standarte të dyfishta. Ministri i Jashtëm sirian kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të rishqyrtojnë masën kundër Sirisë përndryshe Siria do të përgjigjet me masa të ngjashme. Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar kontroll të të rreptë ndaj shtetasve të vendeve që përbëjnë rrëzik për sigurinë, pas përpjekjes së dështuar për hedhjen në erë të një avioni amerikan ditën e Krishtlindjes. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Sirinë për mbështetjen e grupeve militante islamike, si Hamasi dhe Hezbollahu, të cilat janë shpallur grupe terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG