Lidhje

Këshilli i sigurimit do të votojë për trupa shtesë në Haiti


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot për të dërguar 3 mijë e 500 trupa dhe forca policie shtesë për të mbështetur përpjekjet paqeruajtëse në Haitin e shkatërruar nga tërmeti.

Votimi bëhet pikërisht një javë pasi tërmeti vdekjeprurës rrënoi kryeqytetit Port-O-Princ dhe zonat përreth tij.

Rreth 2 mijë e 200 marinsa mbërritën dje në vendin e Karaibeve me anijen amfibe USS Bataan. Gjeneral majori Kornell Uillson thotë se dërgimi i tyre e çon numrin e përgjithshëm të personelit ushtarak amerikan në atë zonë, në mbi 7 mijë.

Gjeneral Uillson thotë se kjo forcë me bazë në det do të kryejë një numër operacionesh aty ku qasja në tokë është e vështirë dhe do të qëndrojë përsa kohë të jetë e nevojshme. Ai thotë se misioni kryesor i ushtrisë është të sigurojë ujë, ushqim dhe kujdes shëndetësor për viktimat e tërmetit, por se trupat janë gjithashtu të gatshme të ndihmojnë me evakuime ose operacione të tjera.

Komandantët amerikanë thonë se mbi 10 mijë forca ushtarake do të jenë në zonën e katastrofës javët e ardhshme. //kk//

XS
SM
MD
LG