Lidhje

Teknika me qeliza embrionale shpëton alpinistin


Një alpinist britanik, të cilit mjekët i kishin thënë se mund t'i prisnin këmbën, u shpëtua në sajë të një teknike të re me qeliza embrionale.

Alpinisti Andrew Kent kishte e thyer keq këmbën në pesë vende tek kyçi ndërsa ngjitej në një mal të Anglisë veriperëndimore dhe u godit nga një copë shkëmbi.

Ai iu nënshtrua tre operacioneve për ngjitjen e kockave, por plaga u infektua rëndë. Mjekët i thanë fillimisht se nuk kishte rrugë tjetër veç prerjes së këmbës. Por tani ai mund të t'i shpëtojë këtij operacioni gjymtues.

Për herë të parë, mjekët britanikë përdorën qelizat embrionale të pacientit për shërimin e kockave. Ato u morën nga palca kurrizore e pacientit, të cilat u bashkuan me substancën e quajtur Cartfill. Kjo përzjerje me veti ngjitëse u përdor dhe më pas u vendos një metal për forcimin e lidhjes së koskave.

Mjekët thonë se teknika e re përshpejton me 50 për qind kohën e ngjitjes së kockave. 6 muaj pas operacionit, metali hiqet.

Mjekët mendojnë se kjo teknikë e re mund të revolucionarizojë operacionet ortopedike.

XS
SM
MD
LG