Lidhje

Kosova kërkon investitorë të huaj për termocentralin e ri


Në Kosovë, autoritetet kanë organizuar një konferencë ndërkombëtare mbi energjinë në përpjekje për të bindur investues të huaj për të ndërtuar një termocentral të ri në vlerë prej 700 milionë deri në 1 miliard euro. Ky projekt që është pagëzuar si “Kosova e Re”, ka zëvendësuar projektin e mëhershëm që parashihte ndërtimin e termocentrali prej mbi 2 mijë megavat orë energji elektrike dhe do të kushtonte mbi 3 miliardë euro. Kosova, me gjithë rezervat e mëdha të qymyrit vazhdon të përballet me mungesë të energjisë elektrike.

XS
SM
MD
LG