Shtetet e Bashkuara kanë ekstraduar një serb të Bosnjes, ish komandant policie, i cili akuzohet për gjenocid pasi mendohet se ka marrë pjesë në masakren e Srebrenicës.
Autoritet amerikane arrestuarnNedjo Ikoniçin pas një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe e dërguan atë në Sarajevë dje ku ai pritet të gjykohet.
Forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8 mijë burra mysliman në një kamp të Kombeve të Bashkuara i cili mendohej se ishte një vend sigurtë në vitin 1995.
Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç po akuzohet në Gjykatën e Hagës për rolin e tij në këtë masakër. Ish shefi i ushtrisë së tij, Ratko Mlladiç vazhdon të jetë në arrati.