Lidhje

Haiti sensibilizon artistët në gjithë botën


Grupi i muzikës rrok “ Metallica” ka zhvilluar një koncert të sukseshëm në Peru. Ky koncert, ishte ndalesa e parë e grupit në turin e tyre në Amerikën e Jugut.

Ndërkaq, vazhdojnë nismat e bamirësisë të ndërmara nga artistë anembanë botës, për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti në Haiti. Një ndër këto përpjekje, është dhe një këngë e cila do të bashkojë tre emra të njohur të muzikës, Rod Stjuart, Liona Ljuis dhe Majkëll Buble.

Grupi i famshëm i muzikës rrok Metalika, ka zhvilluar një koncert të sukseshëm në Peru. Stadiumi San Marko në Lima, ka ushtuar nga këngët më të njohura të grupit të njohur, të cilët nisën turin e tyre në Amerikën e Jugut me këtë koncert.

Më shumë se 50 mijë njerëz morën pjesë konceritn e grupit Metalika, për të dëgjuar tingujt dhe muzikën e pjestarëve të grupit legjendar, për të cilët ndalesa në Peru, ishte e para gjatë karrierës së tyre.

Koncerti është cilësuar nga shtypi vendas, si më i madhi në historinë e vendit.

Disa nga këngët të cilat u interpretuan në koncertin e Perusë ishin “Kriping Deth”, “For whom the bell tolls” apo “Fade to black”. Por nuk munguan në kët koncert dhe interpretime të këngëve që tashmë kanë hyrë në historinë e muzikës botërore si “Nothing else matters”, “Enter sandman” etj.

Grupi Metalika do t’a vazhdojë turneun në Amerikën e Jugut me koncertet në Panam, Kosta Rika, Argjentinë dhe Brazil. Këto koncerte janë pjesë e turit të tyre të titulluar “ World Magnetic Tour”, i cili zhvillohet për të mbështetur albumin e nëntë të grupit me titull “ Death Magnetic”.

<!-- IMAGE -->

2. Vazhdon kontributi i artistëve për Haitin. Rod Stjuart, Majkëll Buble, dhe Leona Luis, kanë nënshkruar për të marrë pjesë në programe bamirësie, të ardhurat e të cilëve do të shkojnë për të ndihmuar vendin e godituar ashpër nga tërmeti.

Një përpjekje e veçantë e tre këngëtarëve të sipërpërmendur është pjesmarrja në një këngë, e cila është riinterpretimi i këngës së grupit REM, me titull “Everybody hurts”, dhe e cila është kënduar nga ky grup në vitin 1993.

Kjo këngë do të ripunohet enkas për çështjen e Haitit nga i mirënjohuri Simon Kouell. Një ndër producentët më të mirë muzikor në botë, Kouell tha se ishte kërkesë e kryeministrit britanik Gordon Braun, që ai të ndihmonte në përpjekjet për rehabilitimin e jetës pas tërmetit në Haiti.

Ndër projekte e tjera që janë zhvilluar deri tani për Haitin, është dhe një ankand ku të ardhurat e mbledhuar nga shitja e sendeve të vendosur në të, shkojnë në fondet e ndihmës për Haitin. Këtë ankand e e organizuan grupet Koldplei, The Arctic Monkeys dhe Blur’s Damon Albarn. //mm//

XS
SM
MD
LG