Lidhje

Obot: Ujërat tërhiqen, banorët  shohin dëmet e shkaktuara


Përmbytjet masive të ketij fillim viti përfshinë 9 komuna të zonës së Nënshkodrës si dhe disa lagje të qytetit. Rreth 12 mijë hektarë toke bujqësore u përmbytën e, bashkë me to, edhe rreth 3000 shtëpi banimi. Mes zonave më të dëmtuara nga përmbytjet ishte edhe fshati Obot, në komunën e Dajçit, fshat i cili për 23 ditë u shndërrua në një ishull, ku mund të shkojë vetëm me ndihmën e varkave të ushtrisë dhe policisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pellumb Sulo ishte në këtë fshat, ku ujërat janë tërhequr dhe banorët po shohin dëmet e shkaktuara.

XS
SM
MD
LG