Lidhje

Ambasadori Dell mbi rrjetet kriminale në veri të Kosovës


Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, tha sot në Prishtinë se strukturat kriminale në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, janë plotësisht të lidhura me të ashtuquajturat struktura paralele. Gjatë një veprimtarie mbi çështjet e sundimit të ligjit ai shprehu mbështetjen e plotë ndaj planeve të qeverisë së Kosovës dhe zyrës civile ndërkombëtare për vendosjen e një kuadri të vetëm ligjor në gjithë vendin, që në radhë të parë nënkupton shuarjen e strukturave paralele të mbështetura nga Beogradi.

XS
SM
MD
LG