Lidhje

Tenori shqiptar Bashkim Paçuku, një zë dhe emër i njohur i skenës botërore


Tenori shqiptaro-amerikan me origjinë nga Dibra e Madhe, Bashkim Paçuku ka një karrierë të gjatë dhe të sukesshme, e cila ka filluar në Ballkan, fillimisht në Shkup, ku ka kryer studimet, në Kosovë, Kroaci, e më pas është shtrirë në disa vende evropiane: në Itali, ku ai ka interpretuar në teatrin La Skala, në Moskë, në teatrin Çaikovski dhe në vende të tjera evropiane, si Spanja, Franca, Austria, Gjermania. Që prej vitit 1990 zoti Paçuku ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku ai ka studjuar dhe tani jep mësim në Univertistetin e Bostonit. Këtu në Shtetet e Bashkuara ai ka fituar këto ditë çmimin e parë në konkurimin për çmimin ndërkombëtar për këngëtarët klasikë Barry Alexander. Të dielën ai intrepretoi në sallën e famshme Carnegie Hall të Nju Jorkut në një recital në kuadrin e këtij konkurimi. Zoti Paçuku dha një intervistë për Zërin e Amerikës në emisionin televiziv Ditari.

XS
SM
MD
LG