Lidhje

Pres. Obama kërkon të shkurtojë defiçitin


Presidenti Barak Obama ka në plan t'i kërkojë Kongresit një ngrirje tre-vjeçare për shumë programe të brendshme, në përpjekje për të theksuar seriozitetin e tij lidhur me pakësimin e defiçitit buxhetor.

Zyrtarët të administratës thonë se Presidenti do ta bëjë këtë propozim në fjalimin e tij drejtuar vendit që do ta mbajë nesër dhe se do ta përfshijë atë në buxhetin që do t'i paraqesë Kongresit më 1 shkurt.

Plani, që pritet të kursejë rreth 250 miliardë dollarë dekadën e ardhshme, nuk do të prekë shpenzimet e mbrojtjes, veteranët, sigurinë kombëtare dhe ndihmën e huaja. Shtëpia e Bardhë ka qenë nën presion për pakësimin e shpenzimeve të tepruara, pas defiçitit buxhetor prej 1,4 miliardë dollarësh në vit të vitit 2009. Zyra e buxhetit e Kongresit vlerësoi se defiçiti buxhetor për vitin 2012 do të jetë 1,3 trilionë dollarë.

Në një intervistë të hënën zoti Obama tha se mbetet i angazhuar për të zgjidhur problemet më të vështira të vendit edhe në se veprimet e tij provojnë të jenë politikisht jo popullore.

Fjalimi i presidentit Obama mbi gjendjen e vendit mbahet të mërkurën në mbrëmje dhe do të transmetohet nga të gjitha kanalet televizive amerikane. Zëri i Amerikës do të ketë një kronikë të zgjeruar të këtij fjalimi të rëndësishëm.

XS
SM
MD
LG