Lidhje

Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës


Presidenti francez Nicolas Sarkozy u tha udhëheqësve të biznesit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, se reforma rrënjësore janë të nevojshme për të ndrequr sistemet financiare të botës, duke u bërë kështu sfidë bakierëve, që kishin folur kundër shtimit të regullave.

Duke folur sot në hapjen zyrtarisht të forumit 5-ditor, zoti Sarkozy tha se ishte dakord me propozimin e Presidentit Barak Obama për të kufizuar veprimtaritë e bankave të mëdha në mënyrë që të parandalohet marrja e vendimeve të rrezikshme financiare.

Bankieri i njohur në takim, Robert Diamond nga firma britanike Barclays, i bëri sfidë planit të zotit Obama. Zoti Diamond tha se vënia e kufizimeve për bankat do të kishte një ndikim negativ ndaj krijimit të vendeve të reja të punës, tregtisë globale, dhe ekonomisë globale në përgjithësi. //iç//

XS
SM
MD
LG