Nga termeti i 12 janarit në Haiti dhe pasgoditjet e tij u vranë ose u plagosën qindra-mijëra njerëz në këtë ishull të Karaibeve, si rezultat i asaj që inxhinierët e quajnë dështim struktural, siç janë shembjet e ndërtesave, mureve dhe pullazeve. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Art Chimes njofton se ç’thonë disa inxhinjerë rreth fatkeqësisë në Haiti, dhe se cilat janë mundësitë për të zvogëluar dëmet nga një termetet në të ardhmen.
Edhe pse e çara mes pllakave tektonike, që shkaktojnë termetet, kalon përgjatë kryeqytetit të Haitit, Porto Princ, fatëkeqësia natyrore për të cilën haitianët trëmbeshin më shumë ishin uraganet. Stuhi tropikale shkatërrimtare godasin rajonin gjatë sezonit të verës, dhe Haiti, një vend shumë i varfër, ishte duke u marrë me pastrime pas uraganëve shkatërrimtar të dy viteve të kaluar. Termeti i fundit më i fuqishëm ndodhi në shekullin e 19. Kështu që nuk është për t’u habitur që shumë nga ndërtesat aty nuk ishin të projektuara ose të ndërtuara për t’i bërë ballë një termeti.
Ekspertët, megjithëse nuk patën rastin të shikonin dëmet nga afër, ranë dakord se një termet aq afër qytetit dhe siperfaqës, pritej të ishte shkatërrimtar, por ata thonë se ndërtesat e brishta po ashtu shpjegojnë dëmet e mëdha.
Profesoresha e inxhinjerisë civile Anne Kiremidjan nga Universtiteti Stanford ka studiuar fotografitë e zonave të termeteve. Ajo thotë se ka vënë re se dominojnë strukturat e ndërtimit me trarë betoni dhe shtëpia prej qerpiqi dhe tulla.
“Të gjitha këto lloje ndërtimit mund të jenë shumë të ndjeshme ndaj termeteve”.
Për shembull ajo thotë se ndërtesat me tulla dhe blloqe betoni duhet të jenë të përforcuara mirë.“Vetëm duke shikuar në ndërtesat e shkatërruara të cilat ishin të ndërtuara me tulla, mezi pash një ose dy përforcime, diqka kjo e papranueshme”.
Zakonisht inxhinjerët i projektojnë ndërtesat kryesisht për të mbajtur atë që quhet pesha statike, pra pesha e ndërtesës dhe objektet e palëvizshme. Por termeti shton forca të tjera, si lëkundjet, dhe ndërtesa duhet të projektohet për t’i përballuar ato.
Materiali dhe teknikat e përdorura në Haiti nuk ishin medoemos të destinuara për të dështuar, thotë inxhinieri i strukturave Klai Naito nga Universiteti Lehigh në Pensilvani, por mënyra e ndërtimit ka kritere të caktuara.
“Betoni i përforcuar është një material shumë i mirë kundër termetit. Mund të projektohen struktura nga betoni i përforcuar të cilat u bëjnë ballë termeteve të fuqishme. Problemi shfaqrt kur lihen mënjanë hollësitë”.
Hollësi si për shembull barazimi i fuqisë së trarëve me masën e dyshemes të cilën ata mbështesin.
Një ekip inxhinierësh ndërkombëtarë do të shkojnë në Haiti për të vlerësuar përse demët ishin kaq të mëdha dhe në një sipërfaqe aq të madhe larg epiqendrës së tërmetit. Bradi Cox është profesor inxhinjerie në Universitetin e Arkansa. Ai ka vizituar Japoninë dhe Perunë pas termeteve, madje do të shkojë edhe në Haiti.
“Pas çdo termeti të madh ne mësojmë gjëra të reja, që i përdorim për të përmirësuar projektet dhe kodet e ndërtimit. Por është shumë e çuditshme që termetet vazhdojnë të na befasojnë. Secili prej tyre është i veçantë dhe shpresojmë të mësojmë diqka të re për projektet në të ardhmen”.
Inxhinierët theksojnë rëndësinë e miratimit të kodeve të ndërtimit, që kërkojnë tipare ndërtimi, me më pak prirje për t’u shkatërruar nga termetet.
Është shumë herët të dihet në se në fazën e nxitimit për rindërtimin e kryeqytetit të shkatërruar të Haitit, Porto Princ, vëmendja do të përqëndrohet në nevojën për të pakësuar nivelin e pambrojtshmërisë së këtij qyteti të ndërtuar mbi të çarën e pllakave tektonike që shkaktojnë tërmetet.