Lidhje

Presidenti Obama paraqet projektbuxhetin e ri


<!-- IMAGE -->

Presidenti Obama paraqiti projektbuxhetin për vitin financiar 2011, i cili kap 3,8 trilionë dollarë dhe përqendrohet te krijimi i vendeve të punës dhe shkurtimi i deficitit.

Shtëpia e Bardhë parashikon që defiçiti për vitin 2011 të kapë shifrën 1,3 trilion dollarë, shifër e cila parashikohet të bjerë gjatë disa viteve në vazhdim.

Plani për buxhetin parashikon që defiçiti gjatë këtij dhjetëvjeçari të arrijë mesatarish 4.5 përqind të ekonomisë amerikane, një nivel që shumë ekonomistë e konsiderojnë të papërballueshëm për vendin.

Plani i presidentit Obama iu dorëzua sot Kongresit.

Në fjalimin drejtuar vendit javën e kaluar, presidenti Obama tha se është e rëndësishme që defiçiti të mbahet nën kontroll.

Qeveria përllogariti që defiçiti i përgjithshëm i vendit në fund të vitit 2009 të ketë qenë më shumë se 1,41 trilionë dollarë.

XS
SM
MD
LG