Këngëtarja Beyonce shënoi mbrëmë dje një rekord të ri në edicionin e 52-të Çmimeve Grammy në Los Angeles, duke u bërë artistja e parë që fiton 6 çmime në një natë të vetme. Këngëtarja e muzikës R&B fitoi çmime për këngën e vitit, për vokalisten më të mirë femër dhe për këngën më të mirë të këtij zhanri "Single Ladies Put a Ring on It."
Ajo fitoi çmim edhe për albumin më të mirë të R&B moderne si dhe për ekzekutimin më të mirë të R&B tradicionale me këngën "At Last." Iu dha gjithashtu çmimi për vokalisten më të mirë pop për baladën "Halo."
Ylli i muzikës Country Taylor Swift mori 4 çmime Grammy, përfshirë albumin e vitit për diskun e saj me titull "Fearless”. Ajo mori edhe çmimin si vokalistja më e mirë e muzikës country, për këngën më të mirë country dhe për albumin më të mirë në këtë zhanër.
Grupi i rokut, Kings of Leon mori çmimin Gramy për regjistrimin më të mirë të vitit me titull "Use Somebody."
Lady Gaga, fenomeni i muzikës së kërcimit, mori dy Grammy, njëra në kategorinë e regjistrimit të kërcimit për këngën "Poker Face," si dhe për albumin më të mirë të kërcimit me produksionin "The Fame."
Country combo - Zac Brown Band mori çmim për artistin më të mirë. Stephen Colbert u nderua për albumin më të mirë të komedisë.
Shfaqja e djeshme përfshinte edhe një homazh në format tridimensional për Majkëll Xheksonin me një video klip të realizuar prej tij nga "Earth Song" ndërkohë që Usher, Carrie Underwood, Celine Dion, Jennifer Hudson dhe Smokey Robinson e shoqëronin me këngë. Fëmijët e Xheksonit, Prince dhe Paris, pranuan çmimin për arritjet e një jete dhënë babait të tyre.